INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do të triumfojë në Këngën Magjike? [VIDEO]

Kush do të triumfojë në Këngën Magjike? [VIDEO]

Publikuar më: 15:54 17-11-2016

Edicioni i 18 i Këngës Magjike është shumë afër fazës së tij finale.

Më pak se një muaj na ndan nga ajo, me gjysëmfinalet e vendosura në axhendë për datat 8 dhe 9 dhjetor, ndërsa nata e madhe që do të vendosë për fituesin e këtij viti më 10 dhjetor. Një spektakël mjaft i luftuar këtë vit ku këngët e bukura natyrisht nuk kanë munguar, aq sa duket e vështirë për të parashikuar një fitues. Aq më pak duke marrë parasysh faktin se janë votat e vetë këngëtareve të natës së madhe ata që vendosin më të mirën prej tyre. Një gjë është pak por e sigurtë, këtë herë nuk do ta fitojë Aurela Gaçe dhe e vetmja gjë që na garanton këtë fakt pas dy vitesh rresht suksesi është mospjesëmarrja e saj. Për fat të mirë të konkurrentëve të tjerë. Gjithsesi duke qenë se është e vështirë, në mos e pamundur, të parashikosh se kë do të shpallin fitues këngëtarët, mund të dëgjojmë zërin e publikut. Këto janë tre këngët më të klikuara në YouTube, të cilat edhe në rast se nuk fitojnë, do të jenë pretendentë seriozë për çmimin e Internetit. 

1. Rozana Radi - Ma thuaj ti (1 milionë klikime)

2. Artjola Toska ft. Bruno - Mirmëngjes Dashni (978 mijë klikime)

3. Alar Band ft. Klea Huta - Amla (910 mijë klikime)

Article Logic
Execution time: 0.0029759407043457