INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kurbin, asgjësohen 1850 rrënjë kanabis

Kurbin, asgjësohen 1850 rrënjë kanabis

Publikuar më: 15:38 26-06-2016

Në kuadër të operacioneve për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, Policia e Kurbinit ka arritur të identifikojë dhe asgjësojë 1,850 rrënjë bimë kanabis sativa. Gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Adriatik janë zbuluar  4 parcela të përmasave të ndryshme, brenda të cilave ishin mbjellë gjithsej 1,850 bimë të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi që varionte nga 10 cm - 1.5 m.

Asgjësimi i tyre është bërë me anë të djegies ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668