INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur pastroni veshët nga dylli i dëmtoni ata kështu...

Kur pastroni veshët nga dylli i dëmtoni ata kështu...

Publikuar më: 13:06 04-01-2017

Shpesh mendohet si tregues i një higjene të mirë.

Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon pasi veshët pastrohen vetë. Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh është veprim jo vetëm i pashëndetshëm, por edhe i rrezikshëm. Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët, duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit.

Dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetëvetiu. Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh. Kjo mund të rezultojë në një udhëtim në zyrën e mjekut. 

Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit. Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezamtimet nga uji gjatë larjes. Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si: pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshie me peshqir të thatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811