INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur Loredana ishte ende pjesë e jetës sime!' Mozzik flet për këngën kushtuar vajzë, 'HANA': Kemi qenë bashkë në studio ...

'Kur Loredana ishte ende pjesë e jetës sime!' Mozzik flet për këngën kushtuar vajzë, 'HANA': Kemi qenë bashkë në studio ...

Publikuar më: 16:25 13-09-2020

Mozzik ka folur së fundi për këngën e tij më personale, kushtuar vajzës së tij të vogël.

Në një intervistë për KosovaPress reperi ka treguar sesi reagoi Loredana kur dëgjoi këngën “Hana”.


Ai tha se kjo këngë është punuar kur vajza e tij ishte dy vjeçe, dhe kur Loredana ishte ende pjesë e jetës së tij.

Mozzik nuk duket ta ketë problem faktin që po flet për Loredanën pavarësisht se është ndarë prej saj.


“Për këngën, kënga është punuar kur ka qenë edhe ajo pjesë e jetës time, edhe pse është nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje edhe ajo e do shumë këtë këngë”, tha ai.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë dicka që do të donte ta ndryshonte në jetën e tij, Mozzik u shpreh:

“Jo gjithçka ka shkuar siç kam dashur unë”!

Megjithëse ruajnë kontaktet dhe takohen për shkak të vajzës së tyre, Hanës, reperi ka deklaruar më herët se me Loredanën s’do të bashkohet më kurrë dhe kjo deklaratë duket shumë serioze e thënë prej tij!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553