Nuk duhet të jetë e lehtë, por artistja bukuroshe jo vetëm e ka përballuar, madje edhe ia ka dalë të bëhet tërheqëse për një selfie!
I ndodh Era Rusit! Ajo është nisur për rrugë dhe goma e makinës e ka lënë fiks tek dera e gomistit, të paktën me çfarë ka thënë ajo. Megjithatë këngëtarja simpatike nuk është dëshpëruar aspak, por e ka marrë me sportivitet të gjithë këtë situatë. Madje ajo ia ka dalë që të bëhet edhe tërheqëse për një selfie, në mënyrë që t’u raportonte denjësisht fansave se çfarë i kishte ndodhur. Nuk bëhet fjalë për një shaka, pasi makina mund të dallohet qartësisht pas Erës. Të jetë ters apo fat? As ajo vetë nuk di ta shpjegojë…









13 Dec 2025 





