INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuksiani Elezi vijon betejën. Me kimoterapi mbështeta PD. ‘Ristani rri si ... përballë meje’ [FOTO]

Kuksiani Elezi vijon betejën. Me kimoterapi mbështeta PD. ‘Ristani rri si ... përballë meje’ [FOTO]

Publikuar më: 11:42 01-05-2018

Ibsen Elezi nuk ndalet. Pasi u përball në Kuvendin Kombëtar të PD-së me Bashën dhe Berishën, Elezi nuk e ka problem t'ua thotë në sy të gjitha akuzat dhe të vërtetat, përfaqësuesve demokratë. Nëpërmjet një statusi në facebook Elezi ka zbardhur të vërtetën e takimit të tij me socialistin Gjici në Kukës, ndërsa thekson se ka mbështetur gjithnjë me votë PD-në, edhe pse shëndeti në fakt nuk e ka ndihmuar sa duhet.
Ibsen Elezi në facebook:
“Shoku Ristani !
Kjo shpifja juaj në opinion se unë kam qenë pjesë e Gjicit në fushatën e 2017, është e neveritshme.
Imagjino kush është berë Sekretar i Përgjithshëm i PDSH.
Në 2017 unë kam marrë pjesë 3 ditë:
- 5 ose 6 qershor në prezantimin e kandidatëve në kryesinë e PD Kukës, erdha nga Tirana për hatër të mikut tim Isuf Çela.
Ajo që thashë ishte: “ koleg të kryesisë së degës kam ardh për t’ju thënë dy fjalë në mbështetje të kandidatit për deputet Z.Isuf Çela, Basha ka bërë një nga zgjedhjet më të mira, por problemi është se të ka futur në mes të dy kandidatëve injorant dhe të pamoralshëm. Isuf ta kanë minu terrenin në Kukës, veja mendjen dhe thello rezultatin në Tropojë, etj etj”
Askush nuk kundërshtoj në atë sallë me mbi 50 persona”
- Në takimin prezantues nga Basha të datës 12 qershor në mos gabofsha, por mbaj mend mirë se e shtyva 3 ditë datën e injeksioneve të Kimio-Terapisë vetëm për të qenë prezent atë ditë.
Është e vërtetë që atë ditë me ka ftu për kafe Gjici, në një kafe në qendër të institucioneve, por vetëm ndihmë s’më ka kërkuar.
Takimi më shumë kishte të bënte me Kryetarin e Qarkut të inkriminuar që në Komisionin Qendror Zgjedhor e kishte ndërhy Flamur Noka për të mos e shkarkuar, gjë të cilën më vonë Muli e ka pranuar edhe në prezencë të Kryetarit PD Kukës Z. Rexhmati dhe Lulzim Bashës.
- Ditën e votimit edhe pse në Kimio-Terapi erdha nga Tirana dhe votova se do ishte turp që unë dhe familja ime të mos votonim Isuf Çelen.
Për Gjicin ta thotë vete Muli se sa e ka ndihmuar dhe sa herë ka ngrënë dhe ha dreka e darka?
Shoku Ristani edhe një pyetje të fundit, kur jë përballë meje pse rri si m.. ti ore?!

elezi_NE_FB.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662