FSHF nuk e ka licensuar staidumin “Zeqir Ymeri” dhe verilindorët e Kukësit duhet të gjejnë një impiant tjetër.
Në diskutimin e bërë sot mes klubeve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit licensimi i stadiumeve për sezonin e ri ka qene tema e ditës e cila mori një zgjidhje provizore.
Verilindorët do ti zhvillojnë ndeshjet e tyre në “Elbasan Arena”. Ky vendim ka gjetur edhe dakortësinë e nënkampionëve.