INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukës, arrestohet shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kukës, arrestohet shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar më: 11:34 21-08-2016

Policia e Kukësit ka ndaluar një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh.

Shtetasi Kemal Aydin nga Tepeciku i Turqisë, është ndaluar nga Policia Kufitare e Morinës, ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh, krim për të cilin është dënuar me 5 vite heqje lirie nga një gjykatë turke.

“Ndalimi i shtetasit u bë pasi Organet e Drejtësisë Turke, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar, me vendim Nr. 2009/353, datë 07.06.2012, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave dhe Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal Turk. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme" bën me dije policia.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551