INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit? Niko Komani zbulon të vërtetën dhe me siguri ju kishte shkuar në mendje! [FOTO]

Kujt i ngjan Ajka, Xhensilës apo Besit? Niko Komani zbulon të vërtetën dhe me siguri ju kishte shkuar në mendje! [FOTO]

Publikuar më: 11:43 30-09-2018

Pak kohë më parë çifti shumë i dashur për publikun, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka. Mirëpo si Besi ashtu edhe Xhensila kanë kërkuar publikisht që t’i ruhet privatësia vogëlushes së tyre dhe vështirë se do të shohim ndonjë foto të saj për një kohë të gjatë. Mirëpo kureshtja se kujt i ngjan vogëlushja është shumë e madhe te fansat dhe për këtë ka folur stilisti i njohur Niko Komani. Në një intervistë ekskluzive për rubrikën “Scroll Down” me “iconstyle.al”, Niko Komani zbuloi se Ajka në fakt ka marrë tipare nga të dy prindërit dhe u shpreh se Xhensila e Besi “zihen” për këtë fakt.

“Ajka momentalisht është në muajt e parë dhe është në atë miksin. Xhensila thotë që më ngjan mua, Besi thotë që më ngjan mua. Nuk e di, secili thotë që i ngjan vetes së vet”, tha Niko Komani.

nikookm.png

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059