INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! WhatsApp sjell ndryshimin e madh, ja çfarë duhet të dini për të shmangur gabimet!

Kujdes! WhatsApp sjell ndryshimin e madh, ja çfarë duhet të dini për të shmangur gabimet!

Publikuar më: 13:08 27-08-2018

Më mirë apo më keq për ju? 

Whatsapp është aplikacioni më i përodur për të komunikuar e të shkëmbyer materiale me miqtë dhe jo vetëm, por që së fundmi ka lajmëruar që do të pësojë ndryshime.

Kompania ka njoftuar se duke filluar nga 12 Nëntori, fotot, videot dhe bisedat nuk do të ruhen më automatikisht dhe të gjitha do të fshihen. Kjo vjen si pasojë e një marrëveshje që Whatsapp ka bërë me Google Drive. Të gjitha bisedat, videot, fotot e të dhënat e tjera, do t’i humbisni duke filluar që nga kjo datë, nëse ende nuk i keni ruajtur. Pas 12 Nëntorit, të gjitha materialet tuaja do të regjistrohen në Google Drive si pjesë e kësaj marrëveshje të re. Nëse nuk jeni të sigurt nëse i keni ruajtur materialet tuaja në Whatsapp, atëherë kjo është mënyra: Menu – Settings – Chats – Chat backup. Pasi të keni përzgjedhur Backup, do të shikoni se çdo gjë do të ruhet në Google Drive. Vini re se këto ndryshime janë vetëm për përdoruesit e Android dhe jo iPhone.

 

Më shumë në këtë kategori: « F1 2018 mendon për te gjithë fansat
»
Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154