INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Të rinjtë po humbin jetën nga WhatsApp

Kujdes! Të rinjtë po humbin jetën nga WhatsApp

Publikuar më: 13:00 16-07-2018

WhatsApp është kthyer në një pjesë të pandashme të jetës tonë. Ne nuk mund të kalojmë asnjë ditë pa e përdorur atë. Komunikimi është shumë i nevojshëm dhe WhatsApp është aplikacioni më i mirë përsa i përket këtij të fundit. Askush nuk pret që t'i rrezikohet jeta nga një aplikacion kaq i pafajshëm.

Në Indi ka ndodhur një ngjarje e pamenduar. Falë shpërndarjes së lajmeve të rreme në ëhatsApp disa njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. 4 të rinj po udhëtonin me makinën e tyre në rajonin e Haderabad të Indisë. Ata ndaluan makinën kur panë disa vajza të vogla që po shisnin ushqime të paketuara buzë rrugës.

Ata zbritën mga makina dhe shkuan për të parë se çfarë mund të blinin, por ama një nga vajzat u tremb vetëm për motivin që nuk njihte këta klientë. Ajo nisi që të bërtasë me të madhe dhe kjo gjë tërhoqi vëmendjen e bashkëfshatarëve. Këta të fundit të nxxitur nga lajmet e rreme që qarkullonin në WhatsApp, morën masa ekstreme. Lajmi në fjalë ishte që mafia po rrëmbente fëmijë nëpër fshatra, prandaj alarmimi ishte i madh në fshat.

►Ndiqni insmart.al në Instagram

Një turmë e madhe e përbërë nga të rinjtë e zonës(rreth 30 vetë) sulmuan me mjete të forta udhëtarët duke vrarë një dhe lënë në rrezik për jetën të tjerët. Të plagosurit vazhdojnë që të jenë në gjendjë të rëndë dhe dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Kini kujdes nga lajmet e rreme në WhatsApp ju lutemi. Ky shembull duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për të gjithë.attack_in_india.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916