INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, nëse i keni këto 7 zakone, partneri do largohet nga ju

Kujdes, nëse i keni këto 7 zakone, partneri do largohet nga ju

Publikuar më: 12:36 30-09-2016
Një lidhje e shëndetshme, nuk ka vetëm surpriza romantike, por është e bazuar në respekt dhe mirënjohje.
Edhe nëse mendoni se po silleni mirë, duhet të keni parasysh, disa zakone që duhet t’i shmangni sa më shumë, sepse do lëdojë shumë marrëdhënien tuaj.
 
1. Mos u përpiqni ta përmirësoni
Komunikimi i mirë ndihmon që të shmangen keqkuptimet në çift, por kur e kaloni limitin duke kërkuar gjëra, situata do shkojë keq. Nuk mund t’i kërkoni partnerit gjëra të mëdha për t’i realizuar, pasi do e bëni që të mërzitet me ju dhe me veten e tij. Çdo gjë, do kohën e vet!
 
2.  Mos e fajësoni në sytë e familjes
Ta fajësoni në sytë e familjes, është një ndër zakonet më të këqija që mund të keni. Mos e bëni këtë gabim, sepse do e ktheni në armikun tuaj. Mos tregoni se partneri juaj bën vetëm gabime, sepse do humbisni besimin që ka te ju.
 
3. Mos  e teproni me skena dashurie në publik
Disa çifte, e kanë zakon të keq, që në publik bëjnë skena të tepruara dashurie.  Këto veprime, lërini për në shtëpi, ku është hapësira juaj personale dhe mund të bëni ç’të doni. Në rastet ku partneri është tip që nuk i pëlqen këto gjëra, mos e detyroni të veprojë si doni ju.
 
4. Mos u zini në publik
Ta thuash me fjalë këtë gjë, është shumë e thjeshtë, por në momentet e nervozizmit  nuk e përmban dot veten. Çiftet që zihen në publik, kanë shumë mundësi të ndahen, pasi nuk e menaxhojnë dot  konfliktin mes tyre.
 
5. Mos harroni të falni
Secili ka karakterin e tij, prandaj duhet të dini si të silleni, në rastet kur dikush e kupton gabimin dhe ju kërkon falje. Ju e gjykoni vet çdo gjë, por nëse partneri vërtet ndihet i penduar, mos e mbani gjatë inatin. 
 
6. Mos mbani shënim çdo gjë
Mos u fiksoni të shkruani çdo gjë që ju ndodh në lidhje psh: kush i ka paguar 6 darkat e fundit, apo kush sakrifikoi më shumë. Do duket sikur jeni në një garë dhe prisni për fitues. Në lidhje, kjo gjë ndikon nëgativisht. Kujdes!
 
7. Mos e dramatizoni çdo gjë
Asnjë lidhje nuk është perfekte, prandaj mos e analizoni me detaje çdo sjellje të partnerit. Merrini më lehtë gjërat!
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549