INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes! Ky frut nuk duhet konsumuar kurrësesi nëse je me ilaçe

Kujdes! Ky frut nuk duhet konsumuar kurrësesi nëse je me ilaçe

Publikuar më: 17:20 30-01-2019

Portokalli i kuq është një frut që përmban vitamina dhe potasium, por ai mund t’ju bëjë më shumë keq se sa mirë në rast se po merrni medikamente.

Fruti në fjalë përmban vitaminë A dhe vitaminë C, po ashtu një grusht të mirë me potasium.

Por megjithë benefitet shëndetësore që ky lloj fruti sjell për organizmin, prapë mbetet një zgjidhje e gabuar për ju!

Në momentin që përzihet me disa medikamente të caktuara, lëngu i portokallit të kuq mund të shkaktojë efekte anësore mjaft të dëmshme.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara (FDA), lëngu i portokallit të kuq rrit potencialin e disa medikamenteve në trup.

Ai bllokon një enzimë të domosdoshme dhe të nevojshme për shpërbërjen e përbërësve të medikamenteve.

Ndërsa në rast se konsumoni lëng të përbërë nga fruta të ndryshme atëherë duhet që të lexoni patjetër me kujdes përbërësit që shkaktojnë varësi në ilaçet që merrni.

Medikamentet që përdoren për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, presionin e gjakut, alergjitë, ankthin dhe aritminë janë më të rrezikshmet që mund të shkaktojnë reaksione të forta në rast se shoqërohen me lëng portokalli të kuq.

Kësisoj, në mënyrë të rreptë shmangni lëngun e portokallit të kuq teksa merrni medikamentet që trajtojnë sëmundjet e lartpërmendura!

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(67) "kujdes-ky-frut-nuk-duhet-konsumuar-kurresesi-nese-je-me-ilace-85730" }