Nëse flasim për gabimet gjatë marrëdhënieve seksuale, mund të mendoni se lidhet me “teknikat” apo pozicionet e gabuara. Në fakt ajo që është më problematike, ndërsa lidheni fizikisht me personin tuaj të zemrës,është komunikimi i pamjaftueshëm në shtrat. Bashkë me komunikimin nënkuptohen edhe reagimet, si dhe dëshirat e partnerëve tanë. Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative.
Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim, shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye, se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit, sipas living. Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin? Duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë