INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes kur pushoni në Greqi! Rikthehet virusi i Nilit Perëndimor

Kujdes kur pushoni në Greqi! Rikthehet virusi i Nilit Perëndimor

Publikuar më: 14:10 02-08-2019

Rikthehet sërish virusi i Nilit Perëndimor në Greqi duke shkaktuar të paktën 2 viktima dhe duke prekur 25 persona.

Virusi është shfaqur për herë të parë në vend në vitin 2010 pas disa dekadash, në një formë epidemie që përfshiu më shumë se 260 persona, prej të cilëve 190 u prekën nga meningjiti dhe encefaliti,ndërsa numri i viktimave arriti në 35 vetë .

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara.

Në disa raste ai mund të shkaktojë komplikime në sistemin nervor qendror, si encefalit ose meningjit,ndërkohë që shumica e pacientëve kanë simptoma më të lehta.

Zonat ku janë regjistruar rastet me këtë virus janë prefekturat e Pierisë, Katerinës dhe Pelles pranë Selanikut , Ksanthit ,Kavalës, Larises si dhe Atikës Lindore.

Sipas specialistëve grekë pritet që të rritet numri i rasteve gjatë sezonit të verës ndaj dhe këshillohen qytetarët që të marrin masat.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266