INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, këto janë 3 gabimet që bëni me syzet tuaja të diellit!

Kujdes, këto janë 3 gabimet që bëni me syzet tuaja të diellit!

Publikuar më: 20:24 07-07-2017

Keni gjetur stilin e duhur të syzeve por nuk dini si t’i përdorni? Lexoni më poshtë për të zbuluar arsyet se pse dëmtohen syzet tuaja;

I vendosni në kokë

Pavarësisht se shumë njerëz e bëjnë diçka të tillë, çdo shitës syzësh do t’iu thonë se ky është rregulli numër një që nuk duhet neglizhuar. Kjo për arsye se forma e kokës suaj mund t’i deformojë syzet edhe në rastet kur vrapojmë ose ulim kokën ato mund të bien duke u gërvishut dhe thyer.

Nuk pastrohen

Disa njerëz kanë vështirësi në shikim duke u nisur edhe nga lloji i tyre i syrit. Pastrimi i syzeve është i rëndësishmë për një shikim sa më të qartë por edhe estetike. Pavarësisht se mund të mos jenë prekur nga asnjë njeri prapëseprapë ato marrin pluhur nga ambienti dhe vështirësojnë shikimin.

I hidhni pa kujdes në çantën tuaj

Absolutisht që jeni të lejuar t’i vendosni syzet në çantën tuaj për aq kohë sa i fusni në një çantë të sigurtë ose në vetë kutinë e syzeve. Duke si një hap i panevojshëm por brenda çantës mund të kemi çelësa ose objekte të tjera të mprehta të cilat dëmtojnë syzet. Nëse çanta juaj është shumë e vogël mund t’i mbështillni ato me copën pastruese të tyre dhe t’i vendosni në çantë. 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326