INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KUJDES, histori filmash në Tiranë! Vajza lë makinën ndezur, i riu i hipën dhe ZHDUKET!

KUJDES, histori filmash në Tiranë! Vajza lë makinën ndezur, i riu i hipën dhe ZHDUKET!

Publikuar më: 13:27 03-09-2022

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe është larguar nga aty, por ky ka qenë një rast për 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz.

Pas njoftimit të policisë, ata i janë vënë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje.

Mësohet se i riu nuk kishte patentë, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin për të vjedhur makinën. /abcnews.al

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258