INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku pozicionohen artistet shqiptare? Billboard publikon listat e artistëve më të mirë të vitit 2018

Ku pozicionohen artistet shqiptare? Billboard publikon listat e artistëve më të mirë të vitit 2018

Publikuar më: 23:47 05-12-2018

Jemi në fund të vitit 2018 dhe kanë filluar kalkulimet se cilët ishin artistët më të mirë dhe më të suksesshëm gjatë këtij viti. Billboard ka publikuar dje listën e 10 këngëve më të mira për vitin 2018, 10 albumet më të mira dhe top artistët më të suksesshëm.

Ai që triumfoi ishte reperi Drake. Sipas ‘Billboard’ artisti më i mirë për vitin 2018 është Drake dhe kënga e tij ‘God’s plan’ u pozicionua në vendin e parë tek lista e 10 këngëve më të mira. ‘’Billboard’ ka theksuar se Drake është reperi i parë që pozicionohet i pari, por gjithashtu edhe i pari mashkull kanadez që është shpallur si artisti më i mirë i vitit. Ndër të tjera edhe albumi i reperit pozicionohet i dyti tek 10 albumet më të mira të 2018. Vlen të theksojmë se tek 10 këngët më të mira, Drake është prezent me 2 produksione muzikore, ku përvec ‘God’s plane’ që pozicionhet e para, ‘In my feelings’ që ishte suksesi i padiskutueshëm dhe hiti më i madh i kësaj vere, qëndron në vendin e 9-të. Padyshim që 2018 ka qenë e gjitha për Drake.

 


Drake ndiqet nga Post Malone tek 10 artistët më të mirë, i cili ka korrur sukses me 2 produksione muzikore që kanë hyrë tek 10 këngët më të mira të vitit. Kënga ‘Rockstar’ rendetit e 5-ta ndërkohë që ‘Psycho’ renditet në vendin e 6.


Në vendin e 3 tek 10 artistët më të mirë qëndron Ed Sheeran, ndërkohë që kënga ‘Perfect’ renditet në vendin e 2 tek këngët më të suksesshme.


Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga këngëtarët më të suksesshme në botë dhe duhet të themi që ajo po përjeton periudhën e saj më të mirë.Ylli shqiptar, ka arritur që të pozionohehet e treta n listën e 10 këngëve të vitit nga Billboard. Me këngën ‘Meant to be’ në bashkëpunim me Florida Georgia Line, ajo u klasifikua në këtë listë prestigjioze. “Nuk mund ta besoj. Jam e shokuar. Çfarë viti i mrekullueshëm. Shumë falënderuese”, eshte shprehur Rexha në imazhin e publikuar.


Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, me ‘Reputation’ qëndron në vendin e parë tek lista e albumet më të mira të 2018-ës. Ndërkohë që pozicionohet e 4-ta tek top 10 artistët më të suksesshëm të vitit.


Një vit i suksseshëm ka qenë edhe për Cardi b, e cila qëndron e para tek lista e artistëve të rinj për 2018, ndërkohë që kënga e saj ‘I like it’ qëndron në vendin e 7-të.
Po lajmi i mirë për të gjithë ne është pozicionimi i këngëtares shqiptare, tanimë me famë ndërkombëtare: Dua Lipa, ku sipas ‘Billboard’ ajo pozicionohet e 4-ta tek lista prestigjoze e 'Top new artist'.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043981075286865