INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku Bella? Ku Gigi? Ja PSE modelet munguan në dasmën e Hailey Bieber [FOTO]

Ku Bella? Ku Gigi? Ja PSE modelet munguan në dasmën e Hailey Bieber [FOTO]

Publikuar më: 16:26 02-10-2019

Një ditë më parë modelja e njohur Hailey Bieber organizoi ceremoninë e dytë të martesës me këngëtarin Justin Bieber. Të gjithë miqtë e çiftit ishin të ftuar si dhe familjarët e tyre. Ceremonia ishte private dhe tepër e rezervuar në numrin e pjesëmarrësve të tyre. Dy miket e modeles, motrat Hadid, munguan në dasmën e Hailey-t edhe pse Kendall dhe Justine Skye ishin pjesë e saj.

U zbulua se arsyeja e mosprezencës së tyre ishte java e modës në Paris, pasi të dyja modelet ishin pjesë e pothuajse të gjitha sfilatave të markave të famshme si Lanvin, Balenciaga, Off-White etj. Kendall Jenner ishte e vetmja që e la punën mënjanë për mos të munguar në ditën më të rëndësishme të mikes së saj.

gigi-and-bella-hadid-attend-the-americans-in-paris-event-during-paris-fashion-week-in-paris-france-280919_8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379