INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryministri Rama merr pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe jep disa udhëzime të vlefshme

Kryministri Rama merr pjesë në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe jep disa udhëzime të vlefshme

Publikuar më: 18:30 30-07-2019

Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës në konstituiumin e këshillit bashkiak dhe betimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se askush nuk duhet ta harrojë se në 30 qershor banorët e Tiranës, votuan për të drejtën jo thjesht për të majtës.

Rama i ka bërë thirrje të gjithë këshilltarëve që të njihen nga afër me problemet e qytetarëve, të kenë numrat e telefonit dhe të dëgjohet zëri i tyre.

Fjala e Ramës:

Të nderuar përfaqeësues në këshillin bashkiak

Të nderuar deputetë

Ju uroj punë të mbarë në drejtimin e Tiranës në 4 vitet e ardhshme. Të jeni të vetëdijshëm në këtë mandate për barrën e jashtëzakonshme si rrjedhojë për situatën e pazakontë. Mungesa e opozitës kryesore të vendit në këtë kuvend të kryeqytetit e bën angazhimin gjuykimin dhe vendimmarrjen edhe më të madhe sesa zakonisht.

Shpresoj që ta kuptoni këtë fakt dhe uroj të gjeni dhe arsye e vullnet për të rriytur angazhimin për masën vetë kritike të punës dhe transparencën e vendimmarrjes. Uroj përfaqësinë e re opozitare në këtë kuvend dhe të mos e masni me peshën e vogël të numrit te saj por për ti dëgjar zërin dhe për të postuar nga qëndrimet e saj cdo këmbëngulje në funksion të bërjes më mirë të punës së përbashkët të kësaj përfaqësie të nderuar

Këshilli I shkuar ka qenë peng I konfliktit politik dhe është bllokuar nga urdhra politikë jashtë sallës. Kjo nuk e ka ndihmuar vendimmarrjen dhe ka penguar zgjidhje e cështjeve me shumicë të cilësuar.

Por kundes njësoj e dëmshme do të ishte sikur numrat e sotëm të sillnin asgjësimin e debaitt në këtë përfaqësi dhe të provonim vendimmarrje në dëm të rritjes së transparencës në marrjen e tyre. Askush nga përfaqësuesit e shumicës së re qebverisëse të tiranës nuk duhet të harrojë se në 30 qershor banorët e tiranës si cdo vend tjetër votuan për të drejtën jo thkjesht për të majtën. Pasja në mend e kësaj të ërtetë duhet të na udhëheqe në punë dhe duhet të na imponojë nvojën për të punuar për të gjitrhë si pë rata që votuan si pë rata që nuk votuan.

Kjo është një sfide në terren politik të ri ku është shumë më e lehtë të biesh në gropën e vetëkenaqësisë. Unë nxis që sot që të hartoni një plan të ri komunikimi dhe angazhimi me komunitetet të zhvilloni përgjegjësi të re individiale me njësitë bashkiake të të gjithë Tiranës së madhe. Të zbatoni calendar kontaktësh me njërëzit. Krahasimisht me katër vjecarin e shkuar ku thuajse gfjithë barra ishte mbi shpatullat e kryetarit të bashkisë. Kjo do të jetë një fazë e re e bashkëqeverisjes me njerëzit.

Ne do të kemi forumet si hapësira komunikimi me të zgjedhurit vendor deputetët dhe qeverinë përtej të majtës dhe të djathtës për cdo komunitet që ka dëshirë të marrë pjesë. Ju këshilltarët e bashkisë do të kujdeseni që njëherë në muaj këtë forum të sillni në zyrat e bashkisë dhe ministrive apo institucoinet e tjera përkatëse zërin e cdo komuniteti hallin e cdo banori, sikletet e cdo sipërmarrësi.

Dëgjimi i njerëzve të zakonshëm duhet të jetë prioritet I prioriteteve për ne, të gjithë së bashku dhe për cdo këshill bahskiak të vendit tonë. Eshtë e papranueshme për mua që kontributi I këshilltarëve bashkiakë të jetë vetëm për mbledhje. Eshtë e pakuptimtë përvecse e pajustifikueshme. Ata duhet të njohin cdo familje të zonës që kanë mbuluar në zgjehdje, të mos jenë pika referimi të cdo banori. Që të mos kenë në teleofn asnjë mesazh apo thirrje nga zona e tyre e kujdestarisë. Unë e pres me padurim këtë plan komunikimi duke siguruar për pjesmarrjen aktive të deputetëve dhe anëtarëve të qeverisë përfshi edhe mua.

Qeveria dhe bashkia e tiranës kanë punuar mirë së bashku por ka vend për shumë përmirësime dhe shumë hapësire për të punuar më mirë. E njëjta vlen edhe për shumë bahski të tjera dhe do të vlejë për cdo bashki gjatë këtyre katër vjetëve. Bilanci I bashkisë së tiranës është pozitiv por nevojat janë të mëdha. Edhe pse cka ka shkuar ka shkuar, nuk është gabim është e nevojsjhme të mos e harrojmë dhe të kujtojmë se nga nisëm katër vjet më parë. Si e gjetëm dhe si e kemi sot tiranën është vrastare pë rata që e lanë në atë derexhe.

Duke bërë këtë krahasim ne marrim besimin dhe mbështetjen e njerëzve që të bëjmë akoma më shumë pa lejuar që shpifjet të dobësojnë bindjen e shumicës së njerëzve me ne dhe të hedh hije për marrëdhënien tonë.

Oligarkët, njerëzit e pasur të këtij vendi dhe emrat e tyre përtypen nga opozita në përpjekje se shpif e shpif se dicka do të mbetet. Sipas avazit të vjetër cdo leje ndërtimi është një aferë dhe cdo kullë është korrupsion. Sa I paguanin oligarkët arkës deri dje? 4% të cmimit të shitjes. Po sot? 8%. Pra kemi dyfishuar taksën pë rata. Po sa ka kontribuar taksa e tyre në zhvillim? Shifra ëhstë interesante. Në 2014 Liul Basha firmosi 680 mijë meytra katrorë arkëtoi 11 milionë euro

Pas largimit të tyre 2018 firmosi 550 mijë metra katrorë dhe arkëtoi 52 milionë euro. Kjo bashki në një vit arkëtoi pesëfishin e taksave nga ndërtuesit, pesë herë më shumë sesa e vjetra që natën e kalonte me shejtanin dhe ditën gërhiste duke bërë duvanë e kaurrit.

Nëse i referohemi fjalës, oligarkë, ata të shkretët e them me dashamirësi vetëm oligarkë s'janë.

1100 kredi të buta për strehim

830 bonuese qiraje krahasuar me 89

120 banesa për komunitetin romë krahasuar me zero në katër vjecarin etyre

Por rritja e pakrahasueshe e investimeve publike përvecse me mbështetjen e qeverisë lidhet me taksimin me ata që kanë më shumë. Shifrat flasin vetë faktet po ashtu. Por edhe ne duhet të flasim.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047