INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama publikon masat e veçanta të pandemisë: Këto kategori nuk do të paguajnë qira!

Kryeministri Rama publikon masat e veçanta të pandemisë: Këto kategori nuk do të paguajnë qira!

Publikuar më: 16:25 02-04-2020

Kryeministri Rama ka bërë të ditur masat e veçanta që janë marrë në aktin normativ për të përballuar situatën e Covid-19 në Shqipëri.

Sipas Ramës, të gjitha bizneset e vogla apo personat që i është mbyllur puna për shkak të epidemisë, po ashtu edhe studentët, nuk do të paguajnë qira gjatë kësaj periudhe.


Kryeministri shprehet se kush shqetësohet se ka humbur punën në të zezë, mund ta zgjidhë këtë nëpërmjet denoncimit.

“? ME AKTIN NORMATIV PËR MASAT E VEÇANTA DO TË NDALOHEN PAGESAT E QERAVE NGA ANA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE FAMILJARËVE TË REGJISTRUAR NË PUNË, QË KANË NDALUAR PUNËN PËR SHKAK TË LUFTËS!

KUSH KA HUMBUR PUNËN NË TË ZEZË DHE KA KËTË HALL, MUND TË PËRFITOJË NGA KJO MASË VETËM DUKE DENONCUAR PUNËDHËNËSIN!


KJO MASË MBËSHTETËSE VLEN EDHE PËR STUDENTËT QË JETOJNË ME QERA!

? QERADHËNËSIT DO TË NDALOHEN T’U KËRKOJNË PAGESËN MUJORE KËTYRE SUBJEKTEVE OSE DO TË PENALIZOHEN ME GJOBË SA PESËFISHI I VLERËS SË QERASË PËRKATËSE!

? PËR ÇDO RAST PRESIONI NGA QERADHËNËSIT, SUBJEKTET QERAMARRËS TË DY KATEGORIVE TË MËSIPËRME, TË DREJTOHEN NË FAQEN ONLINE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE!

*kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.”- shkruan Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344