INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri flet pas protestës: “Ata bllokojnë rrugën, ndërsa ne duam ta hapim”

Kryeministri flet pas protestës: “Ata bllokojnë rrugën, ndërsa ne duam ta hapim”

Publikuar më: 19:54 24-04-2017

Kryeministri Edi Rama është ndalur shkurtimisht te protesta e sotme e opozitës, gjatë një takimi me të rinjtë e Vlorës. Rama tha se opozita bllokon rrugët, ndërsa ne duam t’i hapim.

Më tej, ai sfidoi të gjitha partitë politike që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, duke thënë se le të bëjnë çfarë të duan, pasi PS do votojë dhe do fitojë më 18 qershor.

Kjo mund të jetë dhe një sfidë ndaj aleatit në qeverisje, Ilir Metës, i cili ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

“Ata bllokojnë rrugën, ndërsa ne duam ta hapim. Megjithatë, letë bëjnë ç’të duan, PS s’ka njeri që e ndalon, votuesin e parë s’ka forcë që e ndalon. Fuqinë dhe betejën tonë nuk ka forcë që e zmbraps. Kështu që më 18 qershor, si me ata si pa ata ne do të votojmë dhe do të fitojmë”, theksoi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0059399604797363