INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Udhëtim në SHBA, Rama për gëzim familjar

Udhëtim në SHBA, Rama për gëzim familjar

Publikuar më: 21:29 03-01-2016

Mediat publikuan vizitën e Kryeministri Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Majami, një vend  që aktualisht ka klimë të ngrohtë. Pushimet disa ditore kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vetë zyra e kryeministrit ka reaguar këtë të hënë. Në reagimin e zyrës qeveritare thuhet se udhëtimi i shefit të ekzekutivit në SHBA ka arsye familjare. Sipas njoftimit, Edi Rama do të marrë pjesë në një gëzim familjar. Dihet që vëllai i Kryeministrit Rama jeton në SHBA, por në reagimin e qeverisë nuk bëhet e ditur nëse gëzimi familjar i Edi Ramës ka të bëjë me vëllain e tij Olsi Rama.
Duke i konsideruar komentet spekullim mediatike, kryeministri Rama thotë se do të qëndrojë në SHBA për 3 ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992