INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi pyet “Ku e ka familjen Haki Çako?”/, Drejtori i Policisë së Shtetit: Unë jam në zyrë, familjen e kam në shtëpi

Kryemadhi pyet “Ku e ka familjen Haki Çako?”/, Drejtori i Policisë së Shtetit: Unë jam në zyrë, familjen e kam në shtëpi

Publikuar më: 22:36 26-10-2017

Kryetarja e LSI-së, përmes një lidhje live për emisionin Opinion, deklaroi se drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe familja e tij janë larguar jashtë Shqipërisë.
“Ku është sot drejtori i Policisë, Haki Çako dhe familja e tij. Jeni gazetar dhe duhet të pyesni”,-tha Kryemadhi.
Por, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, është kthyer nga SHBA-të dhe ndodhet në zyrën e tij.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga këshilltari për mediat, pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi sonte në studion e emisionit Opinion, se pas çështjes Tahiri, Haki Çako është larguar nga Shqipëria.
I njëjti burim sqaroi se familja e z.Çako ndodhet në Shqipëri dhe nuk është larguar jashtë vendit, siç theksoi znj.Kryemadhi në emision.
“Haki Çako është kthyer nga Amerika dhe tani ndodhet në shtëpinë e tij dhe familja e tij gjendet në Shqipëri”, ishte mesazhi i zëdhënësit të Policisë që lexoi Fevziu.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834