INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ‘’sulmon’’ ministrin e Brendshëm: ‘’Lleshaj është një ushtarak i dështuar’’

Kryemadhi ‘’sulmon’’ ministrin e Brendshëm: ‘’Lleshaj është një ushtarak i dështuar’’

Publikuar më: 21:14 10-03-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me qytetarët në Fushë-Krujë foli edhe për ministrat e kabinetit qeveritar. Veçanërisht, Kryemadhi u ndal te ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilin e cilësoi një ushtarak të dështuar.

"Po cila është përgjegjësia e Sandër Lleshit? Çfarë përgjegjësie ka ai? Një ushtarak i dështuar, që për një portofol ministri heq gradën e gjeneralit, që një gjeneral për të marrë gradën e tij jep edhe jetën. Një ushtarak që dështon, sepse ushtaraku kurrë nuk e lë gradën. Kush është ish ushtarak, le të çohen të gjithë ata ish ushtarakë që u është hequr e drejta e statusit, që nuk ua njeh Edi Rama dhe të thonë se çfarë është për një ushtarak që të lërë gradën dhe të marrë një portofol ministri. Kush do ta mbajë përgjegjësinë?”,-u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003220796585083