INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Ndizni motorët për të rrëzuar sistemin

Kryemadhi: Ndizni motorët për të rrëzuar sistemin

Publikuar më: 13:13 09-03-2019

Gjatë një takimi në Gramsh, Monika Kryemadhi ka bërë edhe njëherë thirrje se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet nga paratë e drogës dhe krimit.

“Ne jemi të vendosur në misionin tonë për ta çuar deri në fund misionin që qytetarët na e kanë dhënë.

Shqipëria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ne do të përballojmë çdo sfidë që do të na dalë përpara. Ndizni motorët për të rrëzuar sistemin që ngriti Rilindja e krimit.

Unë ju uroj gjithë të mirat. Ju falenderoj për qëndresës. Mos u ndalni sepse sa më i madh të jetë presioni aq më shpejt do të bjerë sistemi i tyre”, deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0033438205718994