INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Veliaj surpriza për një Tiranë ekologjike

Kryebashkiaku Veliaj surpriza për një Tiranë ekologjike

Publikuar më: 13:05 26-10-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj para pak kohësh ka paraqitur idenë e përdorimit të autobuzëve elektrikë në kryeqytet.

Ditët e sotme kryebashkiaku Veliaj ka prezantuar autobuzin elektrik ku dhe kanë filluar testimet e këtij të fundit.

Në fjalën e tij nga sheshi “Nënë Tereza”, kryebashkiaku tha: “Në vend që ta mbushim Tiranën me kabllo, duhet të zhvillohemi dhe të shkojmë drejt teknologjisë më moderne. Në dy vite janë bërë shumë punë për Tiranën. Po të vazhdojmë me këtë frymë të guximshme, do të bëjmë shumë përpara.

Në prezantimin e kësaj risie në kryeqytet mori pjesë dhe ministri Gjiknuri i cili tha: “Këto kërkojnë investime, jo vetëm blerja e autobuzit por dhe bateria e tij. Ky është suksesi i parë, ju përgëzoj. Mekanizma të reja për mbrojtjen e mjedisit.

Pritet që deri në fund të vitit të prezantohet dhe bileta elektronike.

aerghaerhaerh.jpg

1.jpg

2.jpg

xgfnfmdtymkty.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377