Erion Veliaj, ka një këshillë për të gjithë ata që duan të bëjnë urime publike, nëpërmjet zbukurimeve.
Kryebashkiaku i Tiranës me anë të një postimi në facebook ka këshilluar të gjithë ata që duan të bëjnë surpriza publike me urime, që ti heqin sërisht zbukurimet pas surprizës për njeriun e tyre të zemrës.
Ja çfarë shkruan kryebashkiaku Veliaj në facebook: “Edhe 100 ylli im! Por që të jesh YLL prej vërteti, hiqi pas feste zbukurimet, se e imagjinon vetë si do bëhej Tirana me 1 milionë ditëlindje.
Ky reagim i Erion Veliaj vjen pasi është bërë trend i kohëve te fundit që në rrugët e kryeqytetit apo në hyrjet e pallateve qytetarët vendosin zbukurime për të uruar njeriun e zemrës por mesa duket pas urimit harrojnë ti heqin përsëri.
Çdo ditë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë për të pastruar ambientet si pasojë e kësaj neglizhence nga ana e qytetarëve.
 
							 
							 
							 
							 
					![Kryebashkiaku Veliaj: “Edhe 100 ylli im por...”[FOTO] Kryebashkiaku Veliaj: “Edhe 100 ylli im por...”[FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/318883e0ffd46629153ac873c94a151d_L.jpg?t=-62169988760) 
											

 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





