INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku Veliaj celebron ish-prefektin e Tiranës me psikologen e njohur [FOTO]

Kryebashkiaku Veliaj celebron ish-prefektin e Tiranës me psikologen e njohur [FOTO]

Publikuar më: 16:29 11-11-2017

Ish-prefekti i Tiranës Taulant Dedja është martuar me psikologen e njohur. Ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka celebruar dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, martesën e psikologes së njohur Jeta Toçila, njëkohësisht edhe folëse e lajmeve, me Taulant Dedjan, ish-prefekt dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

VELIAJ_CELEBRON.jpg

Lajmi është bërë i ditur nga “Panorama Plus”. Dy personazhet duket se janë njohur para 17 vitesh, në kohën kur Jeta ishte gazetare dhe Taulanti prefekt i Tiranës. Ata janë ritakuar në kohën kur të dy kishin zgjidhur martesat përkatëse.

CIFTI.jpg

Jeta ishte e martuar me gazetarin e njohur Armir Shkurti. Së bashku ata kanë një djalë. Lidhja e ish-deputeti me psikologen filloi të bëhej gradualisht publike nga Taulanti, i cili në muajin shtator postoi një foto me Jetën në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0032749176025391