INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku teston policët duke i goditur me shkelm në bark[VIDEO]

Kryebashkiaku teston policët duke i goditur me shkelm në bark[VIDEO]

Publikuar më: 17:35 24-01-2018

Një drejtues indonezian tërhoqi reagimin e mediave lokale pasi shfaqet duke goditu një grup policësh në gjoks gjatë ceremonisë së tyre të emërimit. Ahyar Abduh është kryebashkiak i qytetit Matram të Indonezisë, që aplikon një metodë të pazakontë për të testuar fuqinë e pjesëtarëve të forcave të rendit. Këta të fundit dalin në radhë dhe sforcohen, teksa presin që të shkelmohen fuqishëm në bark. “Ata nuk e kanë bezdi t’i nënshtrohen këtij testimi, madje shprehen të lumtur që përzgjidhen për t’u goditur prej kryetarit”, kanë thënë zyrtarë të kabinetit të Abduh. Ndërkaq disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë konsideruar si veprim të pavend, goditjen e pjesëtarëve nëpër ceremoni publike.

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562