INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiakët e PD-së nuk i lirojnë zyrat, flet Basha: Derisa të ketë zgjedhje të rregullta dhe demokratike, kryetarët...

Kryebashkiakët e PD-së nuk i lirojnë zyrat, flet Basha: Derisa të ketë zgjedhje të rregullta dhe demokratike, kryetarët...

Publikuar më: 13:20 11-07-2019

Kreu i PD, Lulzim Basha u shfaq sot në Selenicë, bashkia e së cilës drejtohet nga Përparim Shaneti i Partisë Demokratike.

Basha e konsideron të pavlefshëm votimin në 30 qershor, ndaj u shpreh se kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës ishte Përparim Shaneti.

“Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës”-u shpreh Basha.

Ndër të tjera Basha theksoi se demokratëve duhet t’i shërbej mesazhi më i madh që dha 30 Qershori.

‘’85% e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”, u shpreh Kreu i PD

Article Logic
Execution time: 0.0019221305847168