INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krujë, asgjësohen 507 bimë narkotike, arrestohen 2 autorët

Krujë, asgjësohen 507 bimë narkotike, arrestohen 2 autorët

Publikuar më: 12:25 27-07-2017

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia në Krujë. Policia e Krujës gjatë një kontrolli të ushtruar në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka gjetur në fshatin Brret, 427 bimë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Menjëherë pas konstatimit policia ka asgjësuar bimën e dyshuar si cannabis nëpërmjet djegies.

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë, Lulzim Kulla 43 vjeç dhe Beram Kulla 61 vjeç, të dy banues në Brret, Krujë.

Ka filluar proçedimi penal për Kryeplakun e fshatit Brret F.K., 57 vjeç pasi nuk ka raportuar në polici për cannabisin edhe pse ishte në dijeni.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shjezë, në një terren të pyllëzuar, policia gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies, 80 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Siç bëhet me dije nga policia, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, " Kultivimi I bimëve narkotike " në ngarkim të Lulzim dhe Beram Kulla dhe " Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të kryeplaku të fshatit Brret, F.K.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939