INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krokodili gjigand vret gruan që e ushqente

Krokodili gjigand vret gruan që e ushqente

Publikuar më: 11:38 17-01-2019

Një grua është vrarë nga një krokodil në një fermë në Sulawesi. Indoneziania Deasy Tuwo, 44 vjeç, thuhet se po ushqente me mish krokodilin në fermën e Margaritarëve ku punonte dhe ku kafsha mbahej ilegalisht. Krokodili prej 700 kg, i quajtur Merry, mendohet se ka kafshuar krahun dhe pjesën më të madhe të barkut të saj. Zonja Tuwo ishte drejtuesja e laboratorit në fermën e Margaritarit dhe po ushqente Merry më 10 janar, kur ajo ra në pjesën ku po qëndronte krokodili. Kolegët e saj zbuluan trupin mëngjesin e ditës tjetër.

korkodili_2.jpg

Hendriks Rundengan nga Agjencia e Ruajtjes së Burimeve Natyrore në Sulawesin Verior (BKSDA) i tha BBC se zyrtarët kishin provuar të vizitonin objektin disa herë në të kaluarën për të hequr krokodilin por nuk ishin lejuar. "Kemi ardhur këtu disa herë, por gardhet janë gjithmonë të mbyllura," tha zyrtari. Sipas AFP, autoritetet besojnë se pjesët e trupit të zonjës Tuwo mund të jenë ende brenda krokodilit me gjatësi prej 4.4m. Policia tani po përpiqet të gjurmojë një shtetas japonez që zotëron fermën dhe krokodilin.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268