INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke? Detaji që ngriti dyshimet

Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke? Detaji që ngriti dyshimet

Publikuar më: 15:49 09-08-2026

Raporti mes këngëtarit, Butrint Imeri dhe aktores së njohur turke me origjinë shqiptare, duket se ka marrë një krisje të papritur.

Pasi aktorja Su Burcu Yazgi Coskun, u kap mat në eventin e albumit të Butrintit, ku dyshja dukej mjaft e afërt dhe ajo u bë kryefjalë e mediave duke e mbështetur publikisht, gjërat duket se kanë marrë krejtësisht tjetër kthesë.

Aktorja mungoi në festën e ditëlindjes së këngëtarit, një detaj ky mjaft domethënës që nuk kaloi pa u vënë re nga syri ynë i vëmendshëm.

Raportet mes tyre nuk janë aspak ashtu siç kanë qenë në atë natë feste të premierës. Kjo ftohje e befasishme reflektohet më së miri edhe në platformat sociale, ku të dy i kanë bërë unfolloë njëri-tjetrit, duke i prishur të gjitha urat e komunikimit virtual.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht në prapaskenë pas atij afrimiteti të madh për të çuar në këtë distancim kaq të ftohtë, mbetet ende një pikëpyetje e madhe që presim ta zbulojmë.