Tradhtia e basketbollistit Tristan Thompson me striptisten Lani Blair, sipas gjasave do t’ia ketë vështirësuar edhe më shumë momentet e ëmbla kur Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Por ja që diva e showbizz-it ka një mama për tu patur zili si Kris Jenner e cila po përpiqet t’ia mbajë humorin në nivelet më të larta pavarësisht këtyre momenteve të vështira.
Një burim i afërt me familjen Jenner thotë për Entertainment Tonight: “Khloe i duhet suporti i mamasë së saj tani më shumë se kurrë. Çdokush e ka parë Khloe-n si motra më e fortë e familjes por sjellja në jetë e fëmijës së para dhe tradhtia e Tristan, kanë sjellë që mbështetja e Kris-it të jetë esenciale për të mbajtur sa më lart humorin e Khloe-s.
Khloe dhe Kris po kalojnë shumë kohë së bashku duke u kujdesur për bebin dhe mamaja e saj Kris po i jep disa leksione sesi ti japë gji vogëlushes.”, shprehet burimi.
Tristan Thompson sipas zërave që qarkullojnë e ka tradhtuar me pesë femra të ndryshme Khloe-n në muajt e fundit ku përveç striptistes Blair janë edhe disa vajza të tjera që quhen Stephanie, Maria dhe Tania.
Bravo Kris Jenner! Suporti ndaj Khloe në këto momente është mëse jetësorë.









28 Nov 2025 





