INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimi nën uniformat e policisë, tre persona grabisin dhe dhunojnë biznesmenin shqiptar

Krimi nën uniformat e policisë, tre persona grabisin dhe dhunojnë biznesmenin shqiptar

Publikuar më: 09:57 07-05-2019

Nuk është hera e parë që në Shqipëri po ndodhin krime, ku kriminelët janë maskuar si policë. Në mesnatë është vjedhur banesa e një biznesmeni në Korçë. Persona ende të paidentifikuar, të armatosur dhe të maskuar, me uniforma policie, i grabitën banesën Nevruz e Sadete Vilës, në Çiflig të Korçës, duke i marrë rreth 1.6 milionë lekë të vjetra.

Bëhet me dije se njëri prej grabitësve kishte dialekt verior. Ata kanë dhunuar dy bashkëshortët për 30 minuta. Pasi u larguan, gruaja kërkoi ndihmë tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. 50 forca policie mbërritën në vendngjarje, por grabitësit përfituan nga errësira duke u larguar.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986