INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krimet e rënda pushojnë çështjen: Admir Murataj ka vdekur

Krimet e rënda pushojnë çështjen: Admir Murataj ka vdekur

Publikuar më: 12:58 14-05-2019

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi pushimin e çështjes për Admir Murataj. Vendimi u mor pasi prokurori i çështjes paraqiti në seancë certifikatën e vdekjes nga bashkia e Bajram Currit.

Krimet e Rënda kanë pushuar sot çështjen ndaj Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në Rinas. Vendimi u mor pasi prokurori i çështjes paraqiti në seancë certifikatën e vdekjes nga bashkia e Bajram Currit.

Në certifikatë thuhej se Murataj ka vdekur me datë 9 prill në rrugë nga një plumb në kokë. Në gjykatë u paraqit gjithashtu akti i këqyrjes se kufomës dhe aktekspertiza e gjurmëve të gishtave.

Admir Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit. Prokuroria kishte dërguar dosjen për gjykim ndaj Admir Murataj për tri grabitje nga viti 2015 deri në 2017, e para ajo e një banke të nivelit të dytë tek stacioni i trenit dhe goditja e blindave që transportonin para drejt Rinasit.

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195