INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohet pajisja që gjurmon shpirtin

Krijohet pajisja që gjurmon shpirtin

Publikuar më: 12:11 23-12-2018

Shkencëtarët kinezë janë vënë në kërkim të shpirtit njerëzor dhe janë duke krijuar pajisjen më të fuqishme në botë sesi ta gjejnë. Pajisja prej 100 milionë paundësh do të shoh thellë në trurin e njeriut për të mësuar më shumë rreth strukturës së tij komplekse. Shumë njerëz shprehen se është pikërisht shpirti ai që dallon qëniet njerëzore nga kafshët. Po asnjëherë nuk ka patur evidence për ekzistencën e tij. Sipas shkencëtarëve ky projekt do të revoluzionariizojë studimet për trurin dhe ndoshta do të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të tilla si Parkinson apo Alzhaimer.
Buxheti për projektin është edhe më i madh sesa ai që u përdor për ndërtimin e mikroskopit më të madh në botë.
“ Ai do të na tregojë një botë tjetër me një fenomen të paparë më parë e ndoshta është edhe shpirti” u shpreh një nga shkencëtarët.
Makineria është ende duke u ndërtuar dhe ndoshta do të ndihmojë specialistët në vëzhgimin e kimikateve të tilla si sodium, fosfor dhe kalium.Këta elementë janë kryesore në funksionimin e trurit .

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334