INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i KQZ-së thirrje nga foltorja Kuvendit: Shqiptarët të zgjedhin jo vetëm të votojnë

Kreu i KQZ-së thirrje nga foltorja Kuvendit: Shqiptarët të zgjedhin jo vetëm të votojnë

Publikuar më: 10:51 03-04-2019

“Zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë të lira. Shqiptarët duhet të zgjedhin jo vetëm të votojnë. Këtë herë dhe në këtë rast Kuvendi mund të mos ketë nevojë të votojë vetëm një resolute. Partitë politike duhet të tregojnë përgjegjshmëri". Ishte kjo deklarata që dha kryetari i KQZ Klement Zguri gjatë prezantimit të raportit vjetor në foltoren e Kuvendit.

Klement Zguri u bëri thirrje partive politike të ulen për të gjetur zgjidhje duke theksuar se duhet një reformë e thellë zgjedhore.

“Politika të ketë më shumë vetëkufizim që zgjedhjet të kenë sukses. Duhet një reformë e thellë zgjedhore për trajtimin e problematikave,” theksoi Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541