INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kremi parandalon kancerin. Shpiket produkti që mbron lëkurën nga rrezatimi[VIDEO]

Publikuar më: 12:10 14-06-2017

Shkencëtarët kanë zhvilluar një trajtim të ri që mund ti japë lëkurës ngjyrë të errët pa u ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme. Ekipi i Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts thotë se zbulimi i tyre mund të parandalojë kancerin e lëkurës dhe madje të ngadalësojë shfaqjen e plakjes. "Pigmenti i errët është i lidhur me një rrezik më të ulët të të gjitha formave të kancerit të lëkurës. Testet, e detajuara në, kanë treguar se melanina e prodhuar nga produkti ishte në gjendje të bllokonte rrezet e dëmshme . Përfundimisht shkencëtarët thonë se duan të kombinojnë produktin e tyre me krem dielli për të dhënë mbrojtje maksimale nga rrezatimi diellor. Ekipi ka testuar tashmë trajtimin në lëkurën e njeriut, dhe shpreson se mund të zvogëlojë në mënyrë drastike incidencën e kancerit të lëkurës. Pasi u aplikua si një krem në lëkurë,produkti bëri  lëkura e minjve nga e kuqe të bëhej e zezë për një ose dy ditë duke përdorur një dozë mjaft të fortë. Kur doza u hoq, rigjenerimi normal i lëkurës nënkuptonte që ngjyra u zbeh brenda një jave apo më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605