INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kremërat e diellit, sa shpejt futen në gjak…

Kremërat e diellit, sa shpejt futen në gjak…

Publikuar më: 12:35 05-06-2019

Me ardhjen e verës dhe nisjen e plazhit, kremërat e lëkurës për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit  janë një nga produktet të cilat nuk mungojnë asnjëherë në çantën tonë.Por përtej anës pozitive që na mbron nga dielli ka edhe një anë të errët.Studimet tregojnë se kur trupi lyhet me produkte të tilla, kimikatet që ato përmbajnë absorbohen në qarkullimin e gjakut , por ende janë të panjohura efektet shëndetësore.

Hulumtimi amerikan zbuloi se kimikatet e dioksidit të karbonit depërtojnë në gjakun e njerëzve mjaft shpejt dhe arrijnë nivele të larta të mjaftueshme për të garantuar testime të mëtejshme mbi sigurinë e substancave.Studimi është kryer me një numër të vogël njerëzish por është ndër të parët që ekzaminon saktësisht nivelet e kimikateve të dioksidit në gjakun e njerëzve  dhe është një nga të parët që të ekzaminon për sa kohë kimikatet mbeten në gjak.

Nivelet e kimikateve të identifikuara në 24 vullnetarë që morën pjesë në kërkimin pilot, ishin gjithashtu 40 herë më të larta se kufijtë mbi të cilët rekomandohet kryerja e testeve të sigurisë së produktit. Kimikatet më të përdorura në kremrat e diellit dhe jo vetëm  nuk mbesin në sipërfaqe në lëkurë, por hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe trup në më pak se 24 orë pas aplikimit.

Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë nëse këto kimikate paraqesin rreziqe shëndetësore në nivelet e vërejtura në studim.E rëndësishme shpjegojnë mjekët është se njerëzit nuk duhet të ndalojnë së përdoruri kremëra mbrojtës, sidomos duke pasur parasysh rreziqet shumë serioze dhe të njohura të ekspozimit të diellit.

Por gjetjet theksojnë nevojën për hulumtime të mëtejshme mbi efektet e mundshme shëndetësore të këtyre kimikateve kur ato përfundojnë në gjak.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217