INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krah Rita Ora-s dhe Dua Lipa-s! Noizy merr vendimin e rëndësishëm për karrierën!

Krah Rita Ora-s dhe Dua Lipa-s! Noizy merr vendimin e rëndësishëm për karrierën!

Publikuar më: 17:22 28-06-2020

Noizy është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, i cili e ka ndarë me të gjithë historinë e veçantë të jetës së tij. Nga një djalë i thjeshtë i rritur në rrugët e Londrës, ai u kthye në Shqipëri me ambicien për t’u bërë dikush dhe ja doli më së miri. Tashmë, Noizy është një ndër emrat më të klikuar në Youtube dhe ndër më të kërkuarit nëpër koncerte.

Vera nuk kishte si të shpëtonte pa një këngë nga Noizy, i cili si zakonisht ka surprizuar me një bashkëpunim ndërkombëtar me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli.

Kënga ka patur një sukses të vërtetë dhe ndonëse ka vetëm 2 ditë që është publikuar numëron mbi 3.1 milion klikime, teksa është ‘on trending’ në shumë shtete.

Klipi është xhiruar edhe në Tiranë, ku Noizy është reperi i parë që xhiron një klip në stadiumin “Air Albania”.

Ai është ngjitur në kullën e stadiumit, ndërsa jep një pamje mjaft tërheqëse të kryeqytetit.

Mirëpo, duket se reperi ka plane të mëdha.

Pak më parë ai ka lajmëruar se do rikthehet në Britaninë e Madhe ‘për të marrë atë që ka lënë pas.

Prisni vetëm sa të rikthehem në Britaninë e Madhe të marrë atë që kam lënë pas”- shkruan Noizy dhe mos çuditemi nëse shumë shpejt mund ta shohim të ndajë skena të njëjta me Dua Lipa-n apo Rita Ora-n, të cilat janë ndër artistet më të preferuara në UK. Vlen të përmendet se bashkëpunimet e fundit të "Zinizin" janë mjaft të rëndësishëm për tregun ndërkombëtar, ndaj nuk është habi nëse do e shohim në skena të mëdha nëpër botë.

w.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443