Pjesëmarrja në “Sanremo” i hapi moderatores shqiptare, Alketa Vejsiu, rrugën drejt një suksesi në Itali.
Paraqitja e saj në festivalin e rëndësishëm të muzikës italiane u komentua gjatë në media dhe në një intervistë të dhënë në emisionin “Opinion” Alketa tregoi se i kanë ardhur disa oferta pune.
“Sanremo” u transmetua në televizionin “Rai”, megjithatë ditën e djeshme Alketa publikoi një foto ku shfaqej në ambientet e një tjetër mediaje të njohur italiane “Mediaset”.
Moderatorja nuk tregoi detaje lidhur me këto foto dhe ditën e sotme ka zbuluar arsyen e vizitës.
Ajo ka treguar se vizita e saj ka lidhje me intervistën e saj të radhës në mediat italiane dhe bashkë me të do të jenë figura të njohura të ekranit në shtetin fqinj.
Një prej tyre është edhe showgirl-i italian, Ambra Angiolini, të cilën Alketa e ka admiruar gjithmonë.
Intervista do të transmetohet të shtunën në orën 4 pasdite.
Emisioni ku do të marrë pjesë Alketa, “Verissimo” drejtohet nga prezantuesja e njohur, Silvia Toffanin.