INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ i jep mandatin për deputet një tjetër kandidati nga lista e LSI-së

KQZ i jep mandatin për deputet një tjetër kandidati nga lista e LSI-së

Publikuar më: 11:07 27-04-2019

Lëvizjes Socialiste për Integrim i është larguar një tjetër kandidat për deputet, i cili ka kërkuar sot mandatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ai është Klajdi Selim Qama, kandidati me numrin 7 në listën e qarkut të Beratit.

Qama ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë është në pritje të marrjes së mandatit të deputetit.

Sipas formularit të dekriminalizimit, rezulton se Klajdi Qama është i dënuar për veprën penale të “Kanosjes”.

Qama nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra e tij penale konsiderohet si e rehabilituar.

Por, gjithsesi, emri i Klajdi Qamës është verifikuar edhe më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në raportin e vitit 2017 kur ky i fundit garoi me siglën e LSI-së, kishte deklaruar veprën penale dhe ndëshkimin me gjobë që kishte marrë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223