INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ e alamuar, kush bën ndryshime fiktive të vendbanimeve do të ndiqet penalisht

KQZ e alamuar, kush bën ndryshime fiktive të vendbanimeve do të ndiqet penalisht

Publikuar më: 12:34 17-01-2019

Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka apeluar të bëhet kujdes në lidhje me ndryshimet fiktive të adresave të qytetarëve për zgjedhjet vendore. Ai ka paralajmëruar procedim penal ndaj atyre bashkive që lejojnë ndryshimin fiktiv të vendbanimit.

“Ndryshimi i vendbanimeve për zgjedhësit, që regjistohen në adresa fiktive janë të lehta për tu zbuluar. Krerët e bashkive dhe punonjësit e gjendjes civile që kryejnë akte të tilla do të akuzohen për shpërdorim detyre. KQZ do të kallëzojë penalisht çdo person që kryen shkelje, pa pritur përfundimin e procesit zgjedhor. Midis KQZ-së, maxhorancës dhe opozitës nuk ka asnjë konflikt në trajtimin e këtij fenomeni. Unë ftoj lidershipët e partive të deklarohen publikisht kundër fenomenit. Këto zgjedhje janë gur prove në procesin e integrimit në BE,” tha Zguri.

Më tej ai theksoi se ky fenomen ka pasoja të rënda në demokracinë e vendit. Zguri ju bëri thirrje dhe zgjedhësve, që të kontrollojnë emrin e tyre në listën elektronike të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582