INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ apel partive: Dorëzoni kandidaturat për komisionerë, kjo është papërgjegjshmëri

KQZ apel partive: Dorëzoni kandidaturat për komisionerë, kjo është papërgjegjshmëri

Publikuar më: 11:48 18-03-2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që brenda ditës së hënë të dërgojnë emrat për komisionerët e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni shprehet se mosrespektimi i afateve ligjore cenon procesin zgjedhor si dhe tregon një mungesë të qartë papërgjegjshmërie  nga partitë politike.

"Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ.

KQZ kërkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cenimin e administrimit të procesit zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve."

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955