INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kozeta Kurti sjell koncertin e ëndërruar [FOTO]

Kozeta Kurti sjell koncertin e ëndërruar [FOTO]

Publikuar më: 17:27 07-11-2016

Moderatorja e njohur Kozeta Kurti ka menduar të risjellë edhe njëherë në vëmëndjen e të gjithëve atë që pëlqen shumë...

muzikën rock.

Dukë iu drejtuar të gjithë atyre që e duan këtë projekt po aq sa ajo vetë, Kozeta  iu bën thirrje të gjithë instrumentistëve virtuozë dhe të atyre viteve se do te jenë personazhet e nderuar të radhës së parë", ku ashtu si Jimmy Page dhe Robert Plant, edhe yjet e  viteve '90, do ta shijojnë krijimtarinë e tyre, nëpërmjet zërave të rinj, pasditen e 26 nëntorit në sallën e madhe të ish Institutit të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), pikërisht në atë sallë, ku u shpalos ëndrra e madhe për liri artistike.

“Në 2010-ën, kur botova librin tim "Era e ndyshimit", mbi muzikën shqiptare të viteve '90, ëndërroja një koncert ku të gjithë të këndonin në kor si dikur, refrenet e njohura të Elton Dedës, Bledar Sejkos, Redon Makashit, Gjergj Jorgaqit, Aleksandër Gjokës, Saimir Brahos e Altin Gocit, Bojken Lakos, Djemve të Detit e plot artistëve të tjerë”, thotë ajo ndërkohë që bën të ditur edhe vendin, datën dhe orën.

Vendi, data dhe ora

Universiteti i Arteve, 26 nentor, 19.00

Repertori i koncertit te dates 26 nentor:

Abaz Zusi - S'dashurova kurre

Akullthyesit- Loti i ndarjes

Albatros- Ne kete nate

ARB- Dikur luaja me ndjenjes e saj

Centauer- Asgje nuk ndryshon

Crossbones- Hair

Djemte e Detit- Mos Qaj

Fish-Hook- My king

Megahertz- Ti bote e heshtur

Meteor- Pas endrres tende

Ritfolk- Enderroj

SHOK- Gjithmone shoke

Tingulli i Zjarrte- Na lini te jetojme

X- Ecen ne shi

Thunderway- Victims of confusion

 Kozeta-Kurti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648