INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kozerta Kurti hap një temë që gjeneron debat në rrjetin e këngëtarëve [FOTO]

Kozerta Kurti hap një temë që gjeneron debat në rrjetin e këngëtarëve [FOTO]

Publikuar më: 15:17 30-01-2017

Kozeta Kurtin e shqetëson diçka.

Moderatorja ka tërhequr vëmëndjen e shumë artistëve me statusin e publikuar së fundmi në të cilin kritikon trajtimin preferencial mes këngëtarëve dhe profesioneve të tjera.

Ja çfarë shkruan ajo:

“Duhet të isha bërë artiste e madhe që të mos paguaj 15% tatim për çdo qindarkë që fitoj. Artistët duhet të kuptojnë që arti është puna e tyre, njësoj si gjithësecili prej nesh ka punën e vet. Nuk e  kam kuptuar asnjëherë pse një artist kërkon të sponsorizohet në aktivitetin e tij profesional. O sponsorizim, o hiç.  Është si të kërkosh sponsorizim për të investuar në një klinikë dentare, zyrë avokatie, sallon bukurie etj...  Investoni si në të gjitha profesionet e tjera  dhe pastaj mendoni si ta merrni mbrapsht”.

16402181_10154446394458031_1320496231_n.jpg

E kontaktuar nga intv.al, moderatorja ka sqaruar edhe më  tepër statusin e saj duke thënë se çdo njeri që gjeneron të ardhura duhet të paguajë detyrime.  Kozeta nuk ësyhtë aspak dakord  kur thuhet se “artistët duhet t’i mbështesë shteti” sepse nëse funksionon e drejta e autorit, artisti nuk ka nevojë për kocka shteti.

“Por që të ndodhë kjo, as ata nuk duhet "të vjedhin" krijimtarinë e të tjerëve. Ajo që unë nuk pranoj dot është trajtimi preferencial! Të jesh artist, nuk do të thotë të jesh i mbinatyrshëm apo qënie superiore!”, përfundon Kozeta për intv.al.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0020210742950439