INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosovë, arrestohet Albin Kurti [VIDEO]

Kosovë, arrestohet Albin Kurti [VIDEO]

Publikuar më: 12:06 24-11-2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij përdorimin e gazit lotsjellës gjatë seancave parlamentare të vitit të kaluar ku diskutohej ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionir me Malin e Zi.

Gjykata lëshoi urdhër arrest pasi ai nuk u paraqit një ditë më parë në seancën gjyqësore.

Deputeti i VV-së është arrestuar ndërsa po hynte në Kuvendin të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e deputetëve Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu, madje u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore ndaj hedhjes së gazit lotsjellës.

Article Logic
Execution time: 0.0040459632873535