INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në Uefa, Vipat në delir!

Kosova në Uefa, Vipat në delir!

Publikuar më: 15:06 03-05-2016

Pas një lufte të gjatë Kosova më në fund ia ka dalë të bëhet pjesë e shtëpise europiane të futbollit, Uefa.

Pasi ishte lejuar më parë që të zhvillonte miqësore, që nga janari i vitit të kaluar, tashmë Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plotë. Për fatin e saj vendosën anëtarët e kongresit të Uefas në Budapest, të cilët me 28 vota pro, 26 kundër (ndër të cilat dhe Rusia me Serbinë) i dhanë statusin e ri Kosovës. Dhe natyrisht që bota e spektaklit nuk mund të qëndronte indiferente ndaj këtij fakti. Të shumtë ishin personazhet që e kanë uruar Kosovën vetëm pak pasi lajmi është bërë zyrtar. madje edhe më të shumtë se ata që e uruan për pavarësinë këtë vit në Instagram. Megjithatë kjo ishte një herë e parë dhe e justifikon situatën. Këngëtarë, futbollistë, artistë...Ja disa nga Vipat më në zë që e uruan anëtaren e re të Uefas.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396